Ishi i Johnny Depp gjen dashurinë... është një femër

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 18:15 | Showbiz

Ecin bashkë dorë për dore dhe nuk e fshehin më marrëdhënien e tyre Amber Heard e Bianca Butti. Ish e dashura e Johnny Depp, pas ndarjes aspak normale me aktorin e “Piratëve të Karaibeve” duket se ka gjetur dashurinë dhe lumturinë.

Bianca, 38-vjeçare punon në Hollywood si drejtoreshë fotografie. Në “Marshimin e Grave” që u mbajt në Los Angeles, ku Amber ishte një nga relatoret, dy vajzat “zyrtarizuan” lidhjen duke u shfaqur bashkë përballë paparacëve që i ndiqnin.

Amber Heard ka deklaruar gjithmonë se është biseksuale dhe përpara Depp ka pasur një marrëdhënie 4-vjeçare me fotografen Tasya van Ree. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos