
Policia e Kosovës bën me dije se në bashkëpunim me autoritetet amerikane të FBI ka vënë në pranga 3 persona për krime kibernetike.
3 personat arrestuar ishin pjesë e një grupi të gjerë hakerash që ndërhynin në platforma të ndryshme online për të vjedhur të dhënat dhe më pas kryenin veprimtari të paligjshme në rrjetin e zi online të njohur si “Darkweb”.
Sipas policisë në këtë platformë, të dyshuarit kanë vendosur dhe shitur të dhëna të ndryshme elektronike, të cilat paraprakisht i kanë siguruar përmes veprimeve të paligjshme online, si karta krediti të vjedhura në shumë shtete të botës, viruse të ndryshëm etj. (A2 Televizion)