
Gjykata e Krujës ka liruar nga qelia Endrit Doklen, ish-anëtar i bandës së Durrësit.
Dokle ishte i dënuar përjetë nga Krimet e Rënda për akuzat në lidhje me bandën dhe një dënim të mëvonshëm me 16 vjet për "trafik narkotikësh".
Në gusht të vitit të kaluar, Dokle ishte pjesë e një grupi të burgosurish në burgun e Fushë-Krujës që i bënë kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për të mos ndryshuar klasifikimin e burgut nga i sigurisë së lartë, në atë të zakonshme, pasi kjo do të sillte transferimin e tyre larg familjeve, në Peqin, ose Korçë.
Pas publikimit të lajmit për lirimin nga burgu të Endrit Dokles, ka reaguar Prokuroria e Krujës, e cila kundërshton vendimin. (A2 Televizion)