Prokuroria e Përgjithshme i kërkon KQZ-së formularin e vetëdeklarimit të Kryebashkiakut të Mallakastrës

Nga A2 CNN
14 Janar 2020, 12:16 | Kronikë
Prokuroria e Përgjithshme i kërkon KQZ-së formularin e

Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili akuzohet nga Partia Demokratike se ka qenë i dënuar në në Greqi vite më parë, dënim të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria i ka kërkuar KQZ-së t’i vendosë në dispozicion formularin e vetëdeklarimit të Ismailajt katër ditë pasi njoftoi se kishte nisur hetimet ndaj tij.

Prokuroria tha se njësia e dekriminalizimit do të nisë procedurat për letër-porosi drejtuar shtetit grek si dhe informacion nga autoritet vendore në lidhje me këtë fakt. 

PD publikoi edhe një dokument, sipas të cilit Ismailaj rezulton i dënuar në mungesë, me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios në Greqi, më datë 25 Shkurt 2000, për kryerjen e veprimeve të dhunshme (plagosje), por nuk e ka vuajtur dënimin për shkak se nuk është gjendur në territorin grek. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos