Gjatë javës që lamë pas janë vënë në pranga 37 drejtues mjetesh në kryeqytet, nga të cilët 17 në gjendje të dehur, 18 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”.
Po ashtu, policia e kryeqytetit bën të ditur se janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 59 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 13 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore e kryeqytetit, bën të ditur se gjatë javës që lamë pas ka vijuar kontrollet parandaluese në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me risk të larte për ngjarjet rrugore, me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore, rritjen e parametrave të sigurisë dhe disiplinimin e mënyrës së përdorimit të rrugës, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor. (A2 Televizion)