Ishin ngjitur në majën e malit të Gramozit, por në kthim kishin hasur vështirësi duke kërkuar ndihmë.
Katër alpinistë, tre meshkuj dhe një femër, janë shpëtuar nga forcat e rendit të Kolonjës.

Alpinistët ishin nisur në këmbë nga fshati Starje dhe ishin ngjitur deri në majën e quajtur "Çuka e Peçit" në lartësinë 2523 metra, por nuk kishin mundur të ktheheshin në fshat, për shkak të kushteve atmosferike, duke rrezikuar seriozisht hipoterminë.
Forcat e rendit dhe banorë të zonës kanë gjetur vendndodhjen e alpinistëve dhe i përcollën në makinën e tyre, duke i shoqëruar në Ersekë. (A2 Televizion)