
Një banesë u përfshi nga flakët në rrugën “Gani Domi”, në kryeqytet, ku për pasojë humbi jetën një foshnjë 6-muajshe.
Dyshimet e para janë për rrjedhje gazi në banesën e familjes Lilaj. Gjyshja ka qenë në banesë me foshnjën 6-muajshe dhe nipin kur ka rënë zjarri. Zjarrfikësit kanë nxjerrë nga banesa gjyshen me nipërit, por foshnja ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate. (A2 Televizion)