
“Ishte si dita e gjykimit, kishte trupa të shtrirë dhe të plagosur qe varponin të mbuluar me gjak.”
Kjo ishte dëshmia e Muhamedit, një ish-përkthyes për forcat britanike, i cili si mijëra të tjerë po priste pranë hyrjes Abey të aeroportit Hamid Karzai në Kabul, për tu evakuar nga Afganistani. Por porta e shpëtimit, u shndërrua shpejt në portën e ferrit.
Një kanal përgjatë gardhit rrethues të aeroporti, u mbush me trupa të gjakosur, dhe uji shumë shpejt u bë I kuq. Imazhe të postuara në rrjetet sociale tregojne qytetarët, teksa kërkonin për të afërm dhe ndihmonin të plagosurit.
Ky student 28-vjeçar afgan, ishte mes grupit fatlum, që u nis nga Kabuli drejt Gjermanisë me avionin e fundit, duke I shpëtuar për fije tragjedisë.
“Ishim në gjendje të largoheshim nga Kabuli dhe të kapnim avionin e fundit. Situata sa erdhi dhe u bë më keq për shkak të turmës së njerëzve; pati panik të madh, të shtëna dhe ishte gati e pamundur të hyje në aeroport. Në arritëm të hynim me ndihmën e ushtrisë amerikane.”
Sipas inteligjencës amerikane dhe britanike, sulmi është ideuar dhe vënë në jetë nga ISIS-K, Shteti Islamik në rajonin afgan të Khorasan, i cili pranoi autorësinë mbrëmjen e së enjtes. Grupi vlerësohet të jetë armik I përbetuar I talebaneve, padronëve të rinj të Afganistanit.
Këta tëfundit, dënuan sulmin dhe ja kaluan përzgjedhin e sulmeve shteteve të bashkuara.
“Ne e dënojmë këtë sulm, edhe pse nuk i kemi detarjet e plota. Të shënjestrosh civilë të pafajshëm është një akt terrorist që duhet të dënohet nga e gjithë bota. Sapo situata në aeroport të sqarohet dhe trupat amerikanë të largohen ne nuk do të kemi më sulme të tilla. E kanë fajin forcat e huaja që sulme të tilla po ndodhin.”, u shpreh një zyrtar taleban. (A2 Televizion)