Studimi në Kili për vaksinën kineze: Doza e parë vetëm 3% efektive, doza e dytë arrin në 56,5%

Nga A2 CNN
9 Prill 2021, 14:32 | Bota
Studimi në Kili për vaksinën kineze: Doza e parë vetëm

Kili është duke kaluar një situatë të vështirë nga pandemia me rritje të ndjeshme të rasteve të reja ditore me koronavirus edhe pse deri tani rreth 45% e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kineze.

AFP shkruan se kjo situata ka shtyrë Universitetin e Kilit të kryejë një studim në lidhje me vaksinën kineze, duke arritur në përfundime mjaft interesante. Sipas këtij studimi, një dozë e vetme me vaksinën kineze siguron një mbrojtje vetëm me 3% kundër virusit. Prandaj është e rëndësishme marrja e dozës së dytë dhe një kujdes i madh të paktën deri në dy javë pas marrjes së saj.

Përfundim mjaft i rëndësishëm është edhe efikasiteti i vaksinës pas marrjes së dozës së dytë, i cili sipas këtij studimi, shkon në 56,5% dy javë nga vaksinimi. Ky zbulim në Kili është arritur nga studiuesit Juan Díaz, Eduardo Engel dhe Alejandro Jofré.

Deri tani, në Kili 7,2 milionë persona kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 4,3 milionë të tjerë kanë marrë të dyja dozat. Më shumë se 93% e këtyre personave që kanë marrë të dyja dozat janë vaksinuar me Sinovac. Shteti në Amerikën e Jugut ka miratuar edhe vaksinat Pfizer-BioNTech dhe AstraZeneca, ndërsa këtë të mërkurë u miratua edhe vaksina e kompanisë kineze CanSino, e cila është me një dozë të vetme.

Të enjten, Kili raportoi 8195 raste të reja me koronavirus, e cila është shifra më e lartë e infektimeve ditore që prej shpërthimit të pandemisë dhe hera e tretë që kalon 8 mijë raste në një ditë të vetme. Ndërkohë, në 24 orët e fundit u raportuan edhe 183 persona të vdekur, duke e çuar në 23 979 numrin e personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos