
Lajmi për ndarjen nga jeta të Princit Philip ka pikëlluar mbarë Britaninë e Madhe. Kryeministri Boris Johnson, shprehu ngushëllimet e tij për familjen mbretërore teksa tha se “princi ka inspiruar jetët e shumë të rinjve”.
Duke folur nga Downing Street, shefi i qeverisë vlerësoi kontributin e Dukës së Edinburgut në ruajtjen e monarkisë si një institucion i padiskutueshëm jetësor për balancimin jetës në vend.
“Princi Philip fitoi afeksionin e gjeneratave këtu në Mbretërinë e Bashkuar, në të gjithë Komunuelthin dhe në të gjithë botën”, tha Johnson.
Mesazhe ngushëllimi kanë ardhur edhe nga Skocia. Kryeministrja, Nicola Sturgeon, tha se ishte e pikëlluar nga vdekja e Dukës dhe vlerësoi punën e tij të jashtëzakonshme në shërbimin publik. (A2 Televizion)