Itali, ulet ndjeshëm numri i viktimave me COVID-19, 60% i të prekurve nga Lombardia

Nga A2 CNN
31 Maj 2020, 18:37 | Bota
Itali, ulet ndjeshëm numri i viktimave me COVID-19, 60% i të prekurve

Janë sërish në përmirësim të dhënat e të prekurve nga Covid-19 në Itali. Sipas bilancit zyrtar, të prekurit janë 355- 61 më pak se ditën e djeshme.

Ndërkohë, viktimat kthehen sërish poshtë "kuotës 100", me 75 persona që kanë ndërruar jetë.

Lombardia mbetet rajoni më i goditur, që përfaqëson edhe sot rreth 60% të të infektuarve të rinj, ndërkohë që numri total i të prekurve ka arritur 233 mijë personat, dhe viktimat janë 33415. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos