Raportoi një rast me Covid-19, Kina teston 4,7 milionë banorët e provincës Xinjiang

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 12:10 | Bota
Raportoi një rast me Covid-19, Kina teston 4,7 milionë banorët e

Kina po përdor testimin masiv të qyteteve si masë për parandalimin e përhapjes së Covid-19. 138 raste pa simptoma janë konfirmuar pas testimit të rreth 4,7 milionë banorëve të provincës Xinjiang.

Kina ka qenë shumë e suksesshme në frenimin e nivelit të infeksionit, por ka pasur vazhdimisht shpërthime të vogla. Në rajonin e testuar banon pjesa më e madhe e komunitetit mysliman ujgur të Kinës, të cilët persekutohen vazhdimisht nga qeveria e Pekinit.

Shkollat janë mbyllur, ndërsa qytetarët mund të largohen nga provinca vetëm nëse disponojnë një rezultat testi negativ për Covid-19. Testimi masiv nisi pasi një grua rezultoi e infektuar me koronavirus, rasti i parë në të gjithë Kinën në 10 ditë.

Ndërkohë, Kina nuk numëron asimptomatikët në bilancin total të të prekurve me Covid-19, por vetëm ata që shtrohen në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos