Të flasësh për rreth 500 jetë të humbura në një ditë e ta quash përmirësim të situatës dhe arritje në këtë luftë, tingëllon absurde dhe e pabesueshme, por kjo është humnera në të cilën u zhyt Italia nga Covid-19. Viktimat prej 4 ditësh kanë shënuar ulje të konsiderueshme, por duken larg ditës së shpresës, sot kur vendi numëron mbi 11 000 të vdekur. Për të marrë më të qartë idenë e vijimësisë së kësaj lufte në orët e fundit në Milano të Italisë, kirurgu shqiptar Albert Troci ndau disa minuta për “Ditari” në A2. (A2 Televizion)
Italia drejt pëmirësimit, pavarësisht shifrave tragjike
