Italia e bën të detyrueshme vaksinën antiCovid për punonjësit e shëndetësisë

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 21:50 | Bota
Italia e bën të detyrueshme vaksinën antiCovid për

Italia bëhet vendi i parë që vendos të bëjë të detyrueshme marrjen e vaksinës antiCovid nga personeli mjekësor.

Me një vendim që pritet të shkaktojë debat të gjerë, qeveria italiane bëri të detyrueshme marrjen e vaksinës nga mjekët dhe infermierë, me qëllim që të mbrojë pacientet vulnerabël dhe t’i japë një goditje lëvizjeve kundër vaksinave.

Italia ka disa grupime shumë të forta që kundërshtojnë vaksinat e reja kundër koronavirusit dhe shfaqja e vatrave të reja në spitalet ku mjekët refuzojnë të vaksinohen kanë shkaktuar zemërim në vendin që tashmë numëron mbi 109 mijë viktima nga pandemia.

Dekreti i aprovuar nga kabineti qeveritar i Draghi parashikon që punonjësit e sistemit të shëndetësisë, përfshirë këtu dhe farmacistët duhet të vaksinohen. Ata që refuzojnë do të pezullohen nga puna pa të drejtë rroge deri në fund të vitit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos