
Vaksina e Pfizer dhe Biontech kundër koronavirusit rezultoi 100 përqind e efektshme dhe tolerohet mjaft mirë tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjec.
Në fazën e tretë të eksperimentit ku morën pjesë 2260 persona të moshës 12 deri në 15 vjec në SHBA, vaksina nxiti një përgjigjje të fortë imunitare, një muaj pas dozës së dytë, duke tejkaluar efektshmërinë e treguar tek personat e moshës 16 deri 25vjec.
“Planfikojmë të dorëzojmë të dhënat tek Agjencia për Ushqimin dhe Barnat e tek rregullatorët e tjerë rreth botës javën e ardhshme, me shpresën për të nisur vaksinimit e kësaj grupmoshe para fillimit të vitit të ri shkollor.”, deklaroi CEO i Pfizer Albert Bourla.
Vaksina është aktualisht e autorizuar në SHBA për përdorim emergjent tek persona mbi 16 vjec.
Studiuesit vëzhguan 18 raste me Covid-19 mes 1129 pjesëmarrësve të cilëve iu ishte dhënë placebo, dhe asnjë rast tek vullnetarët qe morën vaksinën.
Efektet anësore të vërejtura tek fëmijët ishin të ngjashme me ato që u panë tek persona nga 16 deri në 25 vjec në eksperimente të mëhershme.
Mes tyre përfshihen dhimbje në zonën e vaksinimit, këputje dhe temperature. Pjesmarrësit do të monitorohen për siguri përgjatë dy viteteve pas dozës së dytë. Qëllimi është të mbrohen sa më shumë njerëz përmes vaksinimit, ndërsa më shumë variante të Covid-19 vijojnë të përhapen. (A2 Televizion)