Publikohen pamjet e momentit të tmerrshëm kur avioni përplaset në det

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 17:08 | Bota

Dy persona kanë humbur jetën pasi një avion u rrëzua në det gjatë një feste për zbulimin e gjinisë së një foshnje në Kankun, Meksikë.

Të ftuarit po filmonin avionin ndërsa fluturonte në ajër dhe dëgjohen duke thënë  "është një vajzë", para se të ulërisain të tmerruar ndërsa avioni përfundon në ujë.

Anëtarët e forcave të armatosura, policia, zjarrfikësit dhe mjekët nxituan për të ndihmuar në shpëtimin e pilotëve por fatkeqësisht ata nuk arritën të mbijetonin.

Agjencia e aviacionit civil në Meksiksë ka hapur një hetim për shkakun e rrëzimit të avionit të vogël, i cili merrej shpesh me qira për festa luksoze apo ceremoni martese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos