
Italia merr vendimin për të lehtësuar masat shtrënguese ndaj Covid-19 me lehtësira konkrete, duke filluar nga e hëna e 20 prillit.
“Të bashkëjetojmë me virusin”, është lëvizja më e fundit që do i japë mundësinë kompanive dhe fabrikave me rrezikshmëri të ulët ose të mesëm të rifillojnë punën.
Në këtë pikë, kompanitë e prodhimit të automjeteve dhe fabrikat e prodhimit të tekstileve do të rikthehen në punë. Për t’u hapur, ata duhet të respektojnë një protokoll shumë strikt që ka të bëjë si me higjienën, ashtu edhe për pajisjet.
Përveç dezinfektantëve, maskave dhe dorezave, kompanitë duhet të respektojnë numrin e limituar të personave në punë dhe distancën e sigurisë. Por mbi të gjitha duhet të kenë një mjek referues në dispozicion, që për kompanitë e mëdha duhet të jetë i brendshëm dhe te punojë me kohë të plotë.
Këta mjekë duhet të vlerësojnë rrezikun e shëndetit të kujtdo që punon dhe të ndërhyjnë në çdo moment. Moshat mbi 70 vjeç dhe ato nën 18 vjeç, ndërkohë do të duhet të respektojnë izolimin. (A2 Televizion)