Italia ndalon anijet ruse në portet e saj

Nga A2 CNN
16 Prill 2022, 19:54 | Bota
Italia ndalon anijet ruse në portet e saj

Italia ka vendosur të ashpërsojë dhe më tej sanksionet kundër Rusisë, për shkak të ofensivës së saj të paprovokuar ndaj Ukrainës.

Nga dita e diel, Ministria e Transportit njofton se do të ndalohet ankorimi i anijeve ruse në të gjitha portet e Italisë.

Përmes kësaj mase, Italia i bashkohet nismës së BE të 8 prillit, për të ashpërsuar sanksionet kundër Rusisë.

“Anijet ruse që ndodhen në portet italiane duhet të largohen menjëherë sapo të përfundojnë aktivitetet e tyre tregtare”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Transporteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos