Mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, dhjetëra viktima

Nga A2 CNN
16 Prill 2022, 19:14 | Bota
Mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, dhjetëra viktima

Një varkë me emigrantë është përmbysur pranë brigjeve të Libisë, duke shkaktuar të paktën 35 viktima.

Sipas Agjencisë së Migracionit në OKB, mbytja e anijes ndodhi pranë qytetit perëndimor të Libisë, Sabratha, një pikë kryesore nisjeje për emigrantët, kryesisht afrikanë që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm përmes Mesdheut për të mbërritur në Europë.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin bën me dije se deri tani janë nxjerrë trupat e pajetë të 6 emigrantëve, ndërkohë që nuk dihet fati i 29 të tjerëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos