
Një zyrtare e lartë e Shtëpisë së Bardhë, pjesë e Task Forcës për koronavirusin, do të dorëhiqet pasi shkeli rregullat për frenimin e pandemisë.
Doktoreshë Deborah Brix është kritikuar së fundmi pasi udhëtoi nga Uashingtoni për në Delaware për t’u mbledhur me familjen në Ditën e Falënderimeve.
“Kjo eksperiencë ishte e jashtëzakonshme”, u shpreh 64-vjeçarja. Doktoreshë Brix është e njohur në botë për punën kërkimore lidhur me Aids dhe ka punuar në qeverinë amerikane që prej administratës Reagan.
Ndërkohë, zyrtarët më të lartë shëndetësorë të SHBA-ve, me në krye virologun Anthony Fauci, morën dozën e parë të vaksinës ndaj Covid-19 të zhvilluar nga Moderna. Edhe vaksinimi i tyre u transmetua drejtpërdrejt, për të nxitur kështu imunizimin e gjerë të amerikanëve. (A2 Televizion)