
Italia u mohon hyrjen 11 turistëve të ardhur nga Shtetet e Bashkuara, të cilët mbërritën në 1 korrik në Sardenja.
Kjo erdhi si rezultat i listës me vendet e sigurta të vendosur nga BE, në të cilën nuk përfshihej SHBA. Gjithsesi, turistët shpjeguan se ata kishin qenë në avion, kur zbuluan rregulloren e re të Unionit.
5 prej tyre kishin shtetësi amerikane dhe menjëherë iu mohua hyrja në Itali, ndërsa pjesa tjetër duhet t’i nënshtrohej karantinës dyjavore përpara se të vazhdonin pushimet.
Direktivat e Brukselit do të dëmtojnë tej mase turizmin. Gjatë vitit të kaluar, 4.4 milionë amerikanë vizituan Italinë duke shpenzuar 5.5 miliardë euro në këtë shtet. Për shkak të pandemisë dhe masave në fuqi, të ardhurat nga vizitorët nga Shtetet e Bashkuara do të zvogëlohen me 1.8 miliardë euro. (A2 Televizion)