Tjetërsimi i pronave në Lezhë, Apeli i Posaçëm dënon me burg motrën e ish-deputetit Arben Ndoka

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 14:43 | Kronikë
Tjetërsimi i pronave në Lezhë, Apeli i Posaçëm

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ë ndryshuar vendimin në ngarkonim të 10 personave të afërm dhe me lidhje me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka, në çështjen fraksion të dosjes 339, lidhur me tjetërsimin e pronave në Lezhë.

Gjykata e Apelit vendosi të unifikojë dënimin për vëllain e Ndokës, Gjevi, duke e dënuar me 10 vite burg, që do t’i kryejë në një burg të sigurisë së lartë.

Gjithashtu Gjykata ndryshoi vendimet për motrën e Ndokës, Mimoza Ndoka, dhe gjithë të akuzuarve të tjerë, duke i dënuar me burg, ndërkohë që ishin lënë të lirë me shërbim prova nga shkalla e parë. Motra e ish-deputetit u dënua për përfshirje në “grup të strukturuar kriminal”, për të cilin do të kalojë 5 vjet e 4 muaj në burg.

Dënimet e dhëna nga Apeli i Posaçëm

Gjevi Ndoka dënohet me 10 vite burg, në Shkallën e Parë dënohet me 6 vite e 8 muaj

Mimoza Ndoka dënohet me 5 vjet e 4 muaj burg, në Shkallën e Parë u la në shërbim prove

Emanuela Gjukra dënohet me 6 vite burg, në Shkallën e Parë ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj

Zef Lazri dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, në Shkallën e Parë ishte dënuar me 8 muaj

Blendi Ndoka dënohet me 6 vite e 8 muaj burg, në Shkallën e Parë ishte dënuar me 3 vjet e 6 muaj

Lugij Paloka dënohet me 5 vite burg, në Shkallën e Parë ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg

Paulin Simoni dënohet me 3 vite e 8 muaj burg, në Shkallën e Parë ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg

Vlash Gaxulli dënohet me 2 vite e 8 muaj burg, në Shkallën e Parë ishte dënuar me 4 vite shërbim prove

Genc Zeneli dënohet me 2 vite e 4 muaj burg, në Shkallën e Parë ishte dënuar me 4 vite shërbim prove

Kol Lleshi dënohet me 2 vite e 4 muaj burg, Në Shkallën e Parë ishte dënuar me 4 vite shërbim prove

Marjeta Perskura dënohet me 1 vit e 8 muaj burg, në Shkallën e Parë ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj shërbim prove (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/03/dosja-339-denohen-vellai-dhe-motra-e-ish-deputetit-te-ps-arben-ndoka/

A2 CNN Livestream

Latest Videos