Morën peng të riun për borxhin, në pranga 2 persona

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 17:39 | Kronikë
Morën peng të riun për borxhin, në pranga 2 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi morën peng një shtetas dhe e dhunuan atë fizikisht.

Në kuadër të operacionit "Hostage", shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arritën të venë në pranga Sh. K., 37 vjeç dhe D. Ç., 37 vjeçe për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë" duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tyre, shtetasit S. P., 30 vjeç, banues në Paskuqan

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi S. P., në bashkëpunim me shtetasin Sh. K. dhe shtetasen D. Ç., kanë marrë peng dhe më pas e kanë dhunuar fizikisht në banesën e shtetases D. Ç., shtetasin E. S., 31 vjeç, për shkak të një borxhi.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Sh. K., kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos