
“Dritë jeshile” për kandidatët e 6 marsit në bashkitë Rrogozhinë, Vorë dhe Dibër. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, pas verifikimit të formularëve të vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar në këto bashki, ka vendosur se nuk janë në kushtet e ndalimit të kandidimit dhe se KZAZ-të përkatëse mund të vijojnë me procedurat për regjistrimin e kandidatëve.
Bëhet fjalë për kandidatët Z. Ferdinand Shefqet Saraçi, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë; Dritan Hajri Torba, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër; Edison Selman Memolla, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë; Hekuran Selman Xhani, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë; Premtim Riza Kryemadhi, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër; Lulzim Sefer Vrana, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë; Rahim Petrit Spahiu, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër; Blerim Rustem Shera, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë; Luan Qamil Haka, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër; Ymer Gjergio Marku, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë. (A2 Televizion)