
Një 35-vjeçar që transportonte mallra drejt Anglisë është vënë në pranga në portin e Durrësit.
Bëhet e ditur se strukturat e Policisë së Shtetit, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në furgonin në pronësi të 35-vjeçarit, në bashkëpunim me autoritetet doganore.
Si rezultat i kontrollit, brenda një tavoline u gjetën 8 armë zjarri (pistoleta), krehra me municion luftarak dhe aksesorë të ndryshëm armësh, të cilat u sekuestruan, së bashku me 2 aparate celulare dhe një shumë parash.
J. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. (A2 Televizion)