Iu revokua viza amerikane, Fatmira Hajdari tregon arsyen

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 13:40 | Aktualitet
Iu revokua viza amerikane, Fatmira Hajdari tregon arsyen

Gjatë procesit të rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarja Fatmira Hajdari ka shpjeguar edhe arsyen e revokimit të vizës amerikane, diçka që KPK përbën shkak për përfundimin e ushtrimit të detyrës.

“Jam fyer shumë në lidhje me figurën. Unë nuk kam pasur dijeni. Kurrë nuk më është refuzuar viza. Më ka marrë Ambasada dhe më kanë kërkuar të paraqitem. Jam paraqitur dhe me kanë thënë të lë pasaportën. E dorëzova dhe ika. Pas një jave më kërkuan. Komunikoi konsullja me mua dhe tha 'ju është revokuar viza sepse jeni në proces vetingu'".

Sa i përket mospërputhjeve që KPK pretendon në deklarimin e pasurisë, Hajdari është përlotur dhe është shprehur: “Na keni kthyer 30 vjet pas. Bashkëshorti im ka qenë deputet në vitet 90. Pas ardhjes në TR kemi marrë një shtëpi tek ish-vilat gjermane. Në 1993 kam punuar në Ministrinë e Drejtësisë. Unë jetoj në të njëjtën vilë që ka blerë bashkëshorti im. Kam qenë korrekte në deklarimet e mia.

Të gjitha blerjet janë bërë para se të bëhesha subjekt për të deklaruar. Kemi qenë në një kohë krejt ndryshe. Veprimet kanë qenë informale. Unë nuk kam gënjyer asnjëherë në deklarimet e mia.

Banka më atë kohë shkruante në dokumente fakte të paqena, boll të jepej kredia. Mua kunati më dha apartament, por unë i thashë dua dyqan, që të mbaj fëmijët e mi. Kur shkova të nënshkruaj kontratën, pronari më tha: ti do paguash vetëm koston e invesimit, pjesën tjetër e keni për familjen tuaj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos