Situata nga koronavirusi, deputetët-Rakacollit: Këmbëngulni në zbatimin e masave

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 12:39 | Aktualitet
Situata nga koronavirusi, deputetët-Rakacollit: Këmbëngulni

Numrat e shtuar të personave të prekur me koronavirus kanë frikësuar dhe deputetët.

Ata i kërkuan Mira Rakacollit, Kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve për Koronavirusin të rritet vigjilenca ndaj bizneseve, por dhe institucioneve publike për zbatimin e masave kundër Covid.

“Urojmë që të kemi sa më pak raste, por këmbëngulim në zbatimin e masave anti-Covid që kemi miratuar në Kuvendin e Shqipërisë sepse vihet re kohët e fundit që qytetarët apo bizneset nuk zbatojnë masat që janë në fuqi.

Por për zv.ministren e Shëndetësisë, shifrat e të infektuarve janë brenda pritshmërive, pavarësisht se çdo ditë shënohet një rekord i ri.

“Shifrat e ditëve të fundit janë të pritshme. Unë besoj dhe jam e bindur se situate është në kontroll dhe do t’ia dalim ashtu siç ia dolëm dhe gjatë fazës së parë”, u shpreh, zv.ministrja.

Rakacolli ishte në Komisionin e Ligjeve për të mbrojtur aktin normativ të qeverisë që lejon më shumë se 1 të ftuar në studio dhe gjobit punëdhënësit që nuk kanë aplikuar për pagën e luftës së punonjësve të tyre.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos