Iu shpërthen bombola në banesë, shpëtohen të moshuarit

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2019, 14:10 | Kronikë
Iu shpërthen bombola në banesë, shpëtohen të moshuarit

Shpërthimi i një bombole gazi ka shkaktuar zjarr në një banesë në Allias të Tiranës ku jetonin një çift të moshuarish.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia të cilët kanë mundur të nxjerrin nga banesa pa u lënduar dy të moshuarit  B. H. 80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe.

Shpërthimi dhe zjarri kanë shkaktuar dëme të mëdha në banesën e të moshuarve, ndërkohë që policia po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos