Policia informacion për ngjarjen në zyrën e kryebashkiakut Tushe: U përdor granatë

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2019, 10:36 | Kronikë
Policia informacion për ngjarjen në zyrën e kryebashkiakut Tushe:

Policia e Lushnjes ka dalë me një komunikatë për shtyp për ngjarjen e rëndë në zyrën e kryebashkiakut Fatos Tushes, ku mbeti i plagosur ky i fundit dhe sekretarja e tij.

Sipas policisë, dyshohet se autor i kësaj ngjarje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi Gëzim Saraçi, i cili ka hedhur një granatë dorë në ambientet e zyrës së Tushes dhe është larguar prej aty me shpejtësi.

Policia e Lushnjes në bashkëpunim me DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos