27 p.e.s. – Senati i Romës i jep Gaius Julius Cesar Oktavianit titullin Augustus, duke shënuar fundin e Republikës dhe fillimin e Romës si Perandori. 1412 – Familja Mediçi emërohet zyrtarisht bankiere e Papatit. 1547 – Ivani i Tmerrshëm bëhet Car i Rusisë. Ai e transformoi Rusinë në një shtet shumëetnik dhe shumëfetar, duke e shtrirë në një territor prej 1 miliardë hektarësh. Ivani u bë i pari Car i të gjithë rusëve. 1556 – Filipi II kurorëzohet Mbreti i Spanjës. 1844 – Lindi Ismail Qemali, themelues i shtetit të pavarur shqiptar. Ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë dhe kryetari i këshillit të ministrave të Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë. 1847 – Udhëheqës në luftën e suksesshme për të rrëmbyer Kaliforninë nga Meksika, eksploruesi dhe hartografi John Fremont, bëhet shkurtimisht guvernator i këtij territori të ri amerikan. 1920 – Lidhja e Kombeve mban takimin e saj të parë në Paris, Francë. Shqipëria do t’i bashkohej Lidhjes afërsisht 11 muaj më vonë, më 17 dhjetor 1920, duke garantuar sigurinë e pavarësisë së saj. 1936 – Në Nju Jork ekzekutohet me karrige elektrike vrasësi serial Albert Fish. 1945 – Adolf Hitler kaloi në bunkerin e tij nëntokësor, të ashtuquajtur Führerbunker. 1991 - SHBA dhe aleatët e saj filluan Luftën e Gjirit, me sulme masive ajrore ndaj objekteve ushtarake dhe industriale në Irak dhe Kuvajt, në orën 19:00, pas skadimit të ultimatumit nga OKB-ja.
Kalendari historik, 16 janar 2020. (A2 Televizion)