
Nëse shtëpia dhe familja ka qenë vendi ku kanë gjetur strehë dhe janë izoluar shumica e shqiptarëve, për një pjesë tjetër ka qenë e kundërta.
Personeli i shtëpive të të moshuarve në Shkodër dhe në Kavajë, prej mbi 40 ditësh nuk po i shohin familjet e tyre, pasi po u shërbejnë të moshuarve 24 orë, duke jetuar bashkë me ta, për të evituar rrezikun e transmetimit të infeksionit nga familjet e tyre te pensionistët. Çfarë marrin në këmbim të kësaj sakrifice janë një lumë falënderimesh.
Drejtuesit e shtëpive të të moshuarve në Shkodër dhe Kavajë tregojnë vështirësitë kryesore të kësaj periudhe: “Kishim shumë vështirësi sepse të moshuarit e kishin shumë të vështirë izolimin javët e para”.
Kalimi nga një jetë aktive tek izolimi duket se ka qenë sfiduese, megjithatë përpjekjet e të moshuarve për të mos rënë në monotoni duket se nuk mungojnë.
(A2 Televizion)