Izraeli nuk toleron asnjë sulm, bombardon një tjetër bazë të militantëve

Nga A2 CNN
4 Korrik 2021, 08:04 | Bota

Ushtria izraelite ka reaguar menjëherë ndaj disa sulmeve me “Tullumbace-vrasëse” të Hamasit që kanë shkaktuar zjarre në territorin izraelit.

Burime zyrtare  bëjnë me dije se avionët u ngritën menjëherë në fluturim dhe goditën një bazë tjetër që përdorej nga militantët e Hamasit për prodhimin e armëve.

Aktualisht, deri në këto momente nuk ka të dhëna për të lënduar.

“Tullumbacet-vrasëse” janë një tjetër armë me kosto të ulët e përdorur nga militantët. Ato janë të mbushura me helium dhe lidhen me një pajisje shpërthyese. Sapo bien në tokë, ato marrin flakë duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos