Masakër në Afganistan, vriten 385 talebanë, plagosen mbi 200 të tjerë në 24 orë

Nga A2 CNN
7 Gusht 2021, 11:38 | Bota
Masakër në Afganistan, vriten 385 talebanë, plagosen mbi 200

Forcat qeveritare afgane kanë vrarë 385 talebanë dhe kanë plagosur mbi 200 të tjerë në 24 orët e fundit. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Afganistanit, Fawad Aman.

“385 terroristë talebanë u vranë dhe 210 të tjerë u plagosën pas operacioneve të forcave qeveritare në provincat e Nangarhar, Logar, Ghazni, Paktika, Maidan Wardak, Kandahar, Herat, Farah, Jowzjan, Samangan, Helmand, Takhar, Baghlan dhe Kapisa gjatë 24 orëve të fundit”, ka shkruar Aman në Twitter.

Dhuna dhe viktimat janë shtuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit në Afganistan pasi talebanët shtuan sulmet pasi trupat ndërkombëtare u tërhoqën nga vendi në maj. Tërheqja e trupave të SHBA erdhi pas marrëveshjes së tyre me talebanët në Doha, në shkurt të vitit të kaluar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/06/amerikanet-ne-ikje-nga-afganistani-talibanet-marrin-kontrollin-e-qytetit-te-rendesishem/

A2 CNN Livestream

Latest Videos