
“Të mençurit e gjejnë gjithnjë kohën për të nxjerrë mësime nga historia”, do të thoshte filozofi grek Demosteni në shekullin e 4 para lindjes së Krishtit, pohim i cili mund të plotësohet nga i ngjashmi gjerman, Hegel rreth 200 vinte më parë kur thoshte se “Historia e botës nuk është asgjë tjetër, veçse përparim i vetëdijës së lirisë”.
Vlerën e këtyre aforizmave e di shumë mirë Jemin Duçka, një inxhinier nafte tashmë 80-vjeçar nga Frashëri i Përmetit.
Vlerësime për historinë dhe dëshirën për informacion e kanë trashëguar edhe këta dy nxënës në shkollën 9-vjeçare, “Kosova” në kryeqytet.
Por ka edhe nga ata , për të cilët ngjarjet historike nuk janë në plan të parë.
Në përkujtim të kësaj date historike, shkollat në vend ia dedikuan orën e parë të mësimit Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Eglantina Kurti, mësuese historie tregon edhe se çfarë i kuriozoi më shumë nxënësit mbi këtë ngjarje.
Teksa e vlerëson historinë si një çështje kombëtare, ajo ka edhe një mesazh për maturantët që janë në prag të përzgjedhjes së degëve ku do studiojnë.
Lidhja Shqiptar e Prizrenit vlerësohet si ngjarje që shërbeu si “gur themeli” i pavarësimit të Shqipërisë dhe nisjes së rrugëtimit drejt të qenit një shtet modern.
(A2 Televizion)