“Jam gati të shkoj në Bruksel”, Kurti: Ulja e tensioneve nënkupton lirimin e policëve

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 18:54 | Kosova
“Jam gati të shkoj në Bruksel”, Kurti: Ulja e tensioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se është i gatshëm të shkojë në Bruksel gjatë kësaj jave dhe të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të diskutuar në lidhje me situatën e tensionuar në javët e fundit në veri.

Në këtë mënyrë, kreu i qeverisë së Kosovës, i përgjigjet pozitivisht ftesës së shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borell, i cili kërkoi një takim emergjentë.

“Po unë jam i gatshëm dhe i interesuar që të shkoj në takimin e radhës në Bruksel në mënyrë që të paraqes hollësisht të gjitha këto të dhëna të cilat i morëm dhe ta kuptojnë që depërshkallëzimi i situatës që po e kërkojnë të gjithë nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe pa kusht të tre policëve dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë, ndërkaq normalizimi nënkupton zbatimin e menjëhershëm, pa kushte dhe të plotë të marrëveshjes bazike”, tha Kurti.

Më herët, Albin Kurti tha se shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari vizitoi policët e Kosovës që po mbahen në një burg e Kralevës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos