Vlerësohet drafti i Ramës, Lajçak dhe Escobar: Të ulen tensionet, ose do të kemi viktima

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 16:30 | Kosova
Vlerësohet drafti i Ramës, Lajçak dhe Escobar: Të ulen

Emisari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, paralajmëroi se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kanë potencial të shndërrohen në konflikt rajonal.

Bashkë me ndërmjetësuesin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, i cili gjendet në Uashington, zyrtari i Departamentit të Shtetit lëshoi apelin ndaj Beogradit që të lirojë menjëherë 3 policët e Kosovës, qoftë nëse ata janë arrestuar apo rrëmbyer.

Nga ana tjetër, Lajçak nënvizoi se prioritet është ulja e tensioneve, siç tha ai, për t’i larguar njerëzit nga rruga dhe për t’ju rikthyer dialogut.

“Nëse nuk arrijmë ta qetësojmë situatën, do të kemi viktima”, paralajmëroi emisari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, gjatë një debati të zhvilluar nga Këshilli i Atlantikut në SHBA.

Dyshja Escobar-Lajçak mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore të Kosovës, përmes dorëheqjes së kryetarëve aktualë ose përmes referendumit nga serbët. Gjithashtu e vlerësuan si të mirë draft-statutin e kryeministrit Edi Rama për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos