Tensionet në Veri, serbët bllokojnë pikat kufitare, Merdarë, Jarinjë e Bërnjakë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 10:07 | Kosova
Tensionet në Veri, serbët bllokojnë pikat kufitare, Merdarë,

Serbët në Veri bllokojnë sërish lëvizjen ne pikat kufitare. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka bërë të ditur në mbrëmjen e së hënës se është pamundësuar lëvizja e autobusëve dhe kamionëve nga Kosova për në Serbi, në pikëkalimet e Merdarës dhe Jarinjës.

Po ashtu, referuar faqes së Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe pikëkalimi në Bërnjak është bllokuar plotësisht.

Bllokadat besohet se janë shkaktuar si pasojë e protestave që janë duke u mbajtur në territorin serb. Sipas ministrisë, as kalimi i veturave nuk është i sigurt. Në disa grupe në rrjetin social, Telegram, serbët janë shprehur se rrugët janë bllokuar për kamionët me mallra serbe, si shenjë revolte ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për të mos lejuar hyrjen e kamionëve me targa dhe mallra serbe në territorin e Kosovës, prej javës së kaluar. 

Qeveria e Kosovës vendosi të shtrëngojë kontrollet kufitare me Serbinë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të policisë nga forcat e Beogradit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos