“Jam kryetar i PD”, Basha ndërron mendje, autorizon Alibeajn ta regjistrojë në zgjedhje  

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 15:09 | Ekonomi
“Jam kryetar i PD”, Basha ndërron mendje, autorizon Alibeajn ta

Një vit më parë, Lulzim Basha pësoi humbjen e radhës zgjedhore që shënoi kapitullimin e tij politik në krye të PD-së.

“Jap dorëheqjen”, deklaroi Basha një vit më parë.

Disfata e vendoreve të pjesshme të 6 marsit 2022, jo vetëm përballë socialistëve, por edhe Sali Berishës, duket se e largoi vetëm nga selia, pasi në shkresa ai vijon të jetë kryetar i Partisë Demokratike. 

Me autorizimin e Bashës, përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Indrit Sefa, depozitoi zyrtarisht kërkesën për të regjistruar Partinë Demokratike në vendoret e 14 majit. Kërkesa shoqërohej nga pesë dokumente të tjera, ku firma që legjitimonte shkresën ishte ajo e Lulzim Bashës.

Ky dokument sqaron përfundimisht pyetjen nëse Lulzim Basha është larguar nga kryetari i partisë apo jo. Përgjigjja është e qartë, ai nuk ka dhënë asnjëherë dorëheqjen me letra, por me fjalë. 

“Unë, Lulzim Basha, me funksion Kryetar i Partisë Demokratike, lidhur me zgjedhjet vendore 2023, sipas datës së caktuar nga Dekreti i Presidentit të Republikës, në përmbushje të kompetencave të Kryetarit të Partisë, autorizoj ushtrimin e tyre nga Nënkryetari i Partisë z. Enkelejd Alibeaj; dhe/oseSekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi; dhe/ose Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore z. Indrit Sefa”, shkruan Basha.

E gjithë kjo lëvizje e Lulzim Bashës duket si një kalkulim politik mjaft i detajuar. Ky delegim kompetencash mban datën 18 mars 2022, ndërsa më 21 mars 2022, ai dha dorëheqjen publike nga posti i kryetarit, duke i lejuar kështu vetes të figurojë në fletën e votimit si kryetar i PD-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos