“Jam me këmbë në tokë, nuk garantoj ujë 24 orë”, Këlliçi: Nuk bëj premtime që nuk i mbaj

Nga A2 CNN
4 Prill 2023, 20:12 | Politikë
“Jam me këmbë në tokë, nuk garantoj ujë 24

PProblemi më i madh që kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” Belind Këlliçi ka konstatuar gjatë takimeve më qytetarët e kryeqytetit është uji i pijshëm. Në studion e Debatit në A2 CNN ai tha se në çdo zonë ka vetëm një ose 2 orë ujë në ditë, ndërkohë që paguhet 3 herë për ujin e pijshëm. Sipas tij në shumë zona qytetarët paguajnë për një shërbim që nuk e marrin.

“Uji i pijshëm nuk e kam menduar që ka qenë problem madhor. Në çdo zonë jam njohur me realitetin që flet për një ose dy orë në ditë. Kam hasur në realitet tjetër në fshat, ku pjesa dërrmuese e marrin ujin me pus paguajnë UKT për një shërbim që nuk e marrin. Kjo ndodh edhe në zonën e Kombinatit, te pallatet Çabej që nuk janë të lidhur në rrjet. Paguajmë 3 herë për ujin e pijshëm; për atë që na vjen në rrjet dhe nuk konsumohet. Është i dëmshëm, por jo vdekjeprurës. Pjesa dërrmuese e familjeve paguajnë për ujë të pijshëm dhe për të gatuar dhe për elektricitetin, për pompat që sjellin ujë në depozitat sipër pallateve. Për tokat e fermerëve as që bëhet fjalë”.

Brenda mandatit të parë Këlliçi tha se nuk garanton dot ujë të pijshëm 24 orë, por premtoi  19-20 orë ujë të pijshëm.

“Unë fokusin e kam te qytetarët, jo te beteja politike. Unë brenda një mandati 24 orë ujë të pijshëm Tiranës nuk ia garantoj dot. Duhet investim galopant. Unë garantoj që brenda mandatit të parë të jetë 19-20 orë ujë të pijshëm dhe mos bjerë në 12-14 orë në ditë. Dua të jem me këmbë në tokë. Dhe nuk do dëgjoni për tren elektrik apo tram, por gjëra të prekshme me faturë financiare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos