Pagat, mësuesit e fillores do të marrin 95.550 lekë, ata në gjimnaze 106.800 lekë

Nga A2 CNN
4 Prill 2023, 19:29 | Politikë
Pagat, mësuesit e fillores do të marrin 95.550 lekë, ata në

Nga prilli i vitit 2024, një mësues i shkollës fillore do të ketë një pagë 95 mijë e 550 lekë, ndërsa në gjimnaz 106 mijë e 800 lekë. Kreu i qeverisë, Rama nën shoqërinë e ministres së Arsimit, Kushi njoftoi se procesi i rritjes së pagës për mësuesit do të bëhen në dy hapa.

Fillimisht do të bëhet rritja 7% dhe pastaj në hapin tjetër, pra vitin e ardhshëm paga e arsimtarëve do të kapërcejë në një tjetër nivel.

Kemi bërë një plan me dy hapa i cili do të nisë tani dhe do të përmbyllet në vitin e ardhshëm në mënyrë që të realizojmë këtë rritje. Ju e dini shumë mirë që për mësuesit, ishte parashikuar edhe për mjekët, rritja 7%  kështu që do të bëjmë rritjen 7% dhe pastaj në hapin tjetër dhe ky nuk është premtim, por plan financiar, në hapin tjetër pra vitin e ardhshëm, paga juaj do të kapërcejë në një tjetër nivel. Pra, nëse sot që flasim rritja mujore do të jetë midis 3584 për mësuesit e shkollës 9-vjeçare, 3843 për mësuesit e shkollave të mesme dhe deri në 5800 për drejtuesit. Tek rritja e përgjithshme, mësuesit në shkollat 9 vjeçare do të kenë një pagë 95 550 lekë, mësuesit në shkollat e mesme do kenë një pagë 106 800 lekë. Sigurisht këto janë bazat dhe pastaj ka sipas vjetërsisë, kualifikimeve që variojnë, por ky është niveli i pagës së mësuesve. (A2 Televizion)

Edi Rama

A2 CNN Livestream

Latest Videos