“Jam unë presidenti”, në skenë hyn Obama, stafi “harron” Joe Biden

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 10:30 | Bota

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është përballur me një situatë aspak të këndshme, kur një numër i madh fansash dhe pjesëtarë të stafit e injoruan gjatë vizitës së ish-presidentit Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, e para që nga largimi prej detyrës.

79-vjeçari Biden u shfaq duke ngritur dorën aspak i kënaqur, kur një grup që ndodhej në sallë vrapoi të përshëndetej me Obamën, duke e lënë atë krejt vetëm.

Presidenti i 43-të ishte ftuar në Shtëpinë e Bardhë nga ish-zv.presidenti për të shënuar 12-vjetorin e krijimit të Obamacare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos