“Janë çarë edhe themelet”, rreth 50 banesa të dëmtuara nga tërmeti i së dielës

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 14:37 | Aktualitet

A2 CNN  ka shkuar në vatrën e tërmetit për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i magnitudës 4,7 që goditi vendin të dielën në mbrëmje. Reporteri Jul Kasapi nga Klosi dhe fshatra të kësaj njësie përcjell situatën, gjendjen e banorëve, banesat e tyre pas lëkundjeve të forta, si dhe masat që po merren nga shtabi i emergjencave.

Një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i së dielës në mbrëmje është ajo e Xibër Hane, një njësi administrative në Bashkinë e Klosit.

https://youtu.be/IPlKooCCxkY

A2 CNN vizitoi banesën e familjes Hoxha, ku shihen krisje të shumta në mure. “Kur ra tërmeti mbrëmë, u tronditëm, u terrorizuam. Dolëm direkt jashtë, fëmijët duke qarë e duke bërtitur”, thotë zonja Hoxha.

Krisjet në banesën e saj janë bërë fillimisht nga tërmeti i vitit 2019, por tashmë muri është çarë thuajse plotësisht. Të çara ka edhe në muret e jashtme të shtëpisë dhe në dysheme. “Kemi qëndruar gjithë natën jashtë. Akoma nuk ka mbërritur asnjë, nuk bëhet fjalë”, shton ajo. “Janë çarë edhe themelet. Nuk mund të rrimë brenda, vetëm jashtë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/16/pas-termetit-e-kaluam-naten-jashte-brenda-shtepise-se-pabanueshme-te-familjes-ne-xiber/

A2 CNN Livestream

Latest Videos