Jashtë apo brenda? FIFA sqaron polemikën e golit të Japonisë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 18:20 | Futboll

FIFA dha më në fund shpjegime mbi golin e dytë të Japonisë, në fitoren 2-1 ndaj Spanjës, që i kualifikoi në raundin tjetër të Botërorit. Nga pamjet e para dukej se topi kishte dalë jashtë tërësisht, por organizmi drejtues i futbollit botëror doli me qëndrim zyrtar: topi nuk doli jashtë.

“VAR-i pa nëse topi kishte dalë apo jo. Disa kamera ofrojnë pamje mashtruese, por sipas provave të disponueshme, topi nuk ka dalë plotësisht jashtë fushës”, lexohet në postimin e FIFA-s në rrjetet sociale, të shoqëruar me dy video, një të golit dhe një të demonstrimit se topi nuk kishte dalë plotësisht.

Ditën e djeshme, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, qindra foto qarkulluan në rrjetet sociale, ku topi dukej plotësisht jashtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos