Ish-mesfushori i Barçës: Kroatët t’i paguajnë një muaj pushime Lukakut

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 13:01 | Futboll
Ish-mesfushori i Barçës: Kroatët t’i paguajnë

Edhe pse u aktivizua në pjesën e dytë, Romelu Lukaku u bë protagonist negativ te Belgjika duke humbur 3 raste të pastra për shënim në barazimin 0-0 ndaj Kroacisë, rezultat që solli më pas eliminimin e kombëtares së tij.

Mesfushori i Sevillas, kroati Ivan Rakitic, ka komentuar ndeshjen, duke thënë se Kroacia ka qenë me fat në këtë takim, pasi është falur nga Lukaku, i cili humbi 3 raste të pastra për shënim.

Rakitic shkruan se tifozët kroatë duhet t’i paguajnë një muaj pushime në Split sulmuesit të Interit.

Me barazimin ndaj Belgjikës, Kroacia u kualifikua si e dyta e grupit dhe tashmë do të ndeshet me Japoninë, ndërsa Maroku do të luajë me Spanjën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/01/kulmi-i-kulmit-3-rastet-e-pastra-te-humbura-nga-lukaku/
https://a2news.com/2022/12/01/kroacia-i-falet-lukakut/

A2 CNN Livestream

Latest Videos