Jashtëzakonisht shumë pak, pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 në veri të Kosovës

Nga A2 CNN
23 Prill 2023, 13:01 | Kosova
Jashtëzakonisht shumë pak, pjesëmarrja në votime deri

Vijon të jetë shumë e ulët pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet që janë duke u zhvilluar këtë të dielë në 4 komuna në veri të Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, pjesëmarrja e votuesve deri në orën 11:00 ka qenë si vijon:

Leposaviq: 28 votues, apo 0.21%

Zubin Potok: 65 votues, apo 1%

Zveçan: 29 votues, apo 0.41%

Mitrovicë e Veriut: 191 votues, apo 1.05%

Të drejtë vote, sipas KQZ-së, kanë 45.095 qytetarë.

Një ditë më parë, presidenti serb, Vuçiç dhe Lista Serbe iu kërkuan qytetarëve serbë që të mos dalin në votime, teksa komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se do t’i njohë zgjedhjet nëse përmbushin standardet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos