“Kurti, jo transparent për ujditë”, Tahiri: Drafti për asociacionin të jetë sipas Kushtetutës

Nga A2 CNN
22 Prill 2023, 20:13 | Kosova
“Kurti, jo transparent për ujditë”, Tahiri: Drafti

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, thotë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të diskutohet me Serbinë.

Duke folur për “Kosova Press”, ai thekson se çdo iniciativë që Qeveria e Kosovës e ndërmerr në këtë drejtim, duhet të jetë në përputhje me rendin Kushtetues të Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin në vitin 2015.

Gjithashtu, kritikoi kryeministrin Albin Kurti për mungesë transparence në marrëveshjen me Serbinë.

“Draft-statutin e Asociacionit nuk kemi nevojë ta diskutojmë me shtete të tjera. Duhet të respektohet në përpikmëri vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Ne e kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që duhet të respektohet. Çdo iniciativë që ndërmerret duhet të jetë në përputhje me rendin kushtetues tonin. Sa i përket angazhimit të kryeministrit në dialog, e karakterizon një jotransparencë jashtëzakonisht e madhe. Ju e dini se si kemi arritur tek marrëveshja e Ohrit, neve kur na është prezantuar drafti që e kemi diskutuar në një debat parlamentar, kryeministri na ka thënë se ky është drafti dhe këtë e kemi, merre ose lëre. Kemi ardhur në një pozicion që ne si opozitë, asnjë kontribut të vetëm nuk kemi mundur të japim për atë marrëveshje”, tha Tahiri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos