
Vëlla dhe motër janë rrahur mes njëri – tjetrit mbrëmjen e djeshme në Podujevë të Kosovës, pas një sherri fizik mes tyre, çka ka çuar edhe në arrestimin e motrës së familjes.
Sipas policisë lokale, të dy të dyshuarit janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, si pasojë e plagëve të marra nga zënka mes tyre.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet përkatëse për rastin në fjalë.
“Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur me veti dy të dyshuar: një femër dhe një mashkull kosovar/e (motër e vëlla) dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara femër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, është bërë e ditur në raportin e Policisë së Podujevës. (A2 Televizion)