
Pasditja e sotme do të sjellë paqëndrueshmëri të tablosë sinoptike në vend. Megjithëse nuk do të mungojnë intervalet e shpeshta me kthjellime, nga e marta në të enjte mbizotëruese do të jenë vranësirat dhe reshjet.
Edhe temperaturat gjatë këtyre ditëve do të ulen me 2-3°C, por më e theksuar kjo rënie pritet në mesjavë, e cila krijon kushte të favorshme për reshje të pakta dëbore në zonat e thella malore.
Por, dita e premte dhe fundjava risjellin kthjellimet si edhe një rritje graduale të temperaturave në të gjithë Shqipërinë. (A2 Televizion)