Javët kulturore ndërkombëtare, Margariti publikon kalendarin artistik që sjell 700 artistë në Shqipëri

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 16:28 | Aktualitet
Javët kulturore ndërkombëtare, Margariti publikon kalendarin

Vitin e shkuar në vendit tonë mbërritën rreth 700 artistë nga 19 vende të botës për të performuar, prezantuar e përshëndetur me kulturën e tyre.

Këtë vit, javët ndërkombëtare të kulturës do të kenë të njëjtin mision. Të mirëpresin kulturën e tjetrit përmes artit. Dhe misioni nis me Bashkimin Europian, me inaugurimin e mozaikut të muzeut historik Kombëtar.

Muzika është elementi kryesor që do të mbizotërojë këtë vit, por edhe kinemaja me produksionet më të fundit nga 20 shtete të botës është një linjë e dytë që shtetet dëshirojnë të përfshijnë teksa prezantojnë kulturën e tyre.

Sipas kalendarit artistik, edhe këtë vit, Italia mban numrin më të madh të eventeve, ndërsa nëntori kur edhe mbyllet kjo nismë do të jehojë me kulturën shqiptare.

Buxheti total i ministrisë për javët ndërkombëtare të kulturës është 1 milion euro, por për këtë mision një vend të rëndësishëm e kanë edhe ambasadat që bashkë punojnë për të sjellë në Shqipëri më të mirat nga arti që bëhet në vendet e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos