Pas zhgënjimit në Eurovision, reagon sërish Albina Kelmendi: S’ka çmim e privilegj që të na shmangë nga kultura jonë!

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 14:51 | Aktualitet

Pas një reagimi të parë, ku shprehën zhgënjimin e tyre për mosvlerësimin e duhur në garën muzikore ndërkombëtare, Eurovision 2023, ka reaguar sërish Albina Kelmendi dhe familja, ku përmes një statusi në rrjetet sociale, shprehin falënderimin ndaj atyre që e mbështetën, kompozitorit Enis Mullaj dhe tekst-shkrueses Eriona Rushiti.

“Mbështetja e popullit tim, dhe e të të tjerëve, na bëri fitues në misionin dhe qëllimet tona të prezantimit në Eurovizion. Pjesëmarrja jonë në Eurovision dhe kjo eksperiencë e familjes sime është dhe do të mbetet ëndërr e realizuar në mënyrën më të mirë falë jush! Ne jemi të lumtur dhe krenarë që arritëm ta përfaqësojmë Shqipërinë me vlerat tona artistike, autentike, humane e shpirtërore!

Unë, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kësaj vepre dhe stafi ynë që punuam aq shumë pa kursyer asgjë nga vetja jonë u shpërblye me mbështetjen tuaj, fillimisht duke na votuar që të shkojmë në finale dhe në fund i treguam botës që jemi shumë, jemi shqiptarë dhe nuk ka çmim as privilegj që të na shmangë nga kultura jonë.

Fjalët janë të pakta tek ju falënderojmë, dhe është e vështirë të gjejë fjalët e duhura ta përshkruaj gjithë dashurinë qe kemi marrë këto ditë  nga ju! Me ne dhe me Ju, Evropa, Australia dhe Amerika kënduan shqip! Duajeni dhe respektoni njeri-tjetrin, kjo është kultura jonë. Ju përulemi dhe ju falënderojmë për çdo gjë!", shkruan Kelmendi.

Kujtojmë se Albina Kelmendi dhe familja e saj u renditën në vendin e 22-të, me 76 pikë në Eurovision 2023. (A2 Televizion)

https://youtu.be/748J3WWznds
https://a2news.com/2023/05/14/finalja-e-eurovision-2023-rezultat-zhgenjyes-per-shqiperine/?foto=5
https://a2news.com/2023/05/13/albina-kelmendi-dhe-familja-ngrene-peshe-publikun-ne-finalen-e-eurovision-2023/
https://a2news.com/2023/05/14/u-rendit-e-22-ta-vjen-reagimi-i-pare-nga-familja-kelmendi-eurovision-nuk-ka-me-vlera/
https://a2news.com/2023/05/11/shqiperia-perfomance-dinjitoze-albina-dhe-familja-kelmendi-pushtojne-skenen-e-eurovizionit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos